Baleti Kombëtar i Kosovës gati për shfaqjen “Carmina Burana” në Romë
Baleti Kombëtar i Kosovës ka zhvilluar provat përfundimtare në Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza në Romë, para prezantimit të shfaqjes “Carmina Burana”. Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, gjithçka është gati për interpretimin e veprës me koreografi të Toni Candeloro, e cila do të shfaqet sonte, më 18 korrik, duke filluar nga ora 21:00. Prezantimi në kryeqytetin italian përfaqëson një tjetër paraqitje ndërkombëtare të Baletit Kombëtar të Kosovës, duke promovuar artin dhe kulturën e vendit në skenën ndërkombëtare./KulltPlus.com
Burimi:
kultplus.com