Autorët e rinj në garë për mbështetje, pesë dorëshkrime kalojnë në fazën tjetër të Fondit të Krijimtarisë Letrare 2026
Nga Julia Vrapi Pesë autorë janë përzgjedhur si gjysmëfinalistë të Fondit të Krijimtarisë Letrare “Autorë të rinj” 2026, pas përfundimit të procesit të vlerësimit nga juria e këtij edicioni. Juria pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit e përbërë nga tre emra të fushës së letërsisë dhe botimeve, zhvilloi takimin përmbyllës ditën e premte, ku u shqyrtuan dorëshkrimet e paraqitura në konkursin letrar. Në vijim, autorët e përzgjedhur dhe veprat e tyre do të vijojnë rrugëtimin në fazën tjetër të konkurrimit. Nga Qendra Kombëtare e Leximit dhe Librit bëhet me dije se pesë gjysmëfinalistët janë: Enis Ismaili me dorëshkrimin “Rrëmujë” nga Shtëpia Botuese “Dudaj”, Fatma Memalli me dorëshkrimin “Rikrijimi” nga Shtëpia Botuese “Toena”, Florenc Zerellari me dorëshkrimin “Duke pritur Margonë” nga Shtëpia Botuese “Kandrra”, Gabriela...
Burimi:
sot.com.al