Artistët: Skena ka nevojë për më shumë vepra kombëtare, Ministria e Kulturës të rrisë mbështetjen për krijimtarinë

Artistët: Skena ka nevojë për më shumë vepra kombëtare, Ministria e Kulturës të rrisë mbështetjen për krijimtarinë

Nga Julia Vrapi Skenat tona teatrore kanë nevojë për më shumë vepra kombëtare, ndërsa krijuesit kërkojnë gjithashtu një vëmendje më të madhe institucionale. Artistë dhe intelektualë të ndryshëm vlerësojnë se veprat shqiptare dhe autorët vendas duhet të mbështeten dhe promovohen më shumë. Sipas tyre, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit duhet të rrisë angazhimin në stimulimin e krijimtarisë së re muzikore dhe dramaturgjisë shqipe, duke e konsideruar atë një pjesë të rëndësishme të zhvillimit kulturor të vendit. Sipas Skënder Jazexhiut ish solist i parë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baleti duhet të jetë prioritet nga institucionet mbështetja e krijimtarisë muzikore apo dhe e dramaturgjisë shqipe. “Veprat shqiptare në skenë janë të domosdoshme, janë frymëmarrje për jetën artistike shqiptare. Duhen stimuluar më shumë krijuesit shqiptarë....