Artistët e rinj paraqesin kërkesat për Ministrinë e Kulturës, kërkojnë program kombëtar mbështetës, pagesa dinjitoze…
Nga Julia Vrapi Program Kombëtar Mbështetës për Artistët e Rinj, një analizë institucionale mbi nivelin aktual të honorareve dhe mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike për kulturën, si dhe hartimi i një politike kontraktuale të qëndrueshme janë disa nga kërkesat e artistëve të rinj për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Në letrën e publikuar nga Skena e Pavarur Kulturore, ku ata i drejtohen ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, ata parashtrojnë shqetësimet për kushtet ekonomike dhe profesionale të artistëve të rinj dhe kërkojnë masa për përmirësimin e statusit të tyre. Artistët shprehen se honoraret aktuale për angazhimet në institucionet publike të kulturës janë të pamjaftueshme dhe nuk pasqyrojnë ngarkesën profesionale, kohën e investuar dhe përgjegjësinë e tyre artistike, duke ndikuar në zhvillimin...
Burimi:
sot.com.al