“anGjelus Novus”, ekspozita e Arianit Laknës hapet sonte në Prishtinë
Arianit Lakna hap sonte ekspozitën personale “anGjelus Novus”, e kuruar nga Artrit Bytyçi, në Open Art Gallery. Hapja e ekspozitës do të mbahet duke filluar nga ora 19:30. Ekspozita sjell një cikël veprash ku lajtmotivi i gjelit zë vend qendror, duke krijuar një dialog artistik me veprën Angelus Novus të Paul Klee dhe interpretimin filozofik që i ka bërë Walter Benjamin. Sipas konceptit kuratorial, “anGjeli i Ri” i Laknës shkon përtej referencës klasike, duke ndërtuar një figurë simbolike që mishëron përditshmërinë, punën dhe përballjen me sfidat e jetës. Një nga veprat qendrore të ekspozitës, “Zgjohu me Gjela”, paraqet figurën e gjelit përballë detyrimeve të përditshme, duke simbolizuar gatishmërinë për t’u përballur me sfidat pa pritur zgjidhje nga të tjerët. Përmes këtij cikli punimesh, Arianit Lakna...
Burimi:
kultplus.com