Andon Zako Çajupi, dramaturgu dhe rilindësi që mbrojti me vendosmëri çështjen kombëtare

Andon Zako Çajupi, dramaturgu dhe rilindësi që mbrojti me vendosmëri çështjen kombëtare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujtoi sot poetin, dramaturgun dhe rilindësin Andon Zako Çajupi në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke vlerësuar kontributin e tij të shquar në letërsinë dhe lëvizjen kombëtare shqiptare. Andon Zako Çajupi u nda nga jeta më 11 korrik 1930 në Kajro të Egjiptit. I lindur më 27 mars 1866 në Sheper të Zagorisë, ai u bë një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, ndërsa pseudonimin letrar “Çajupi” e mori nga mali i vendlindjes së tij. Pas studimeve për drejtësi në Gjenevë, Çajupi u vendos në Kajro, ku u angazhua në veprimtarinë patriotike të kolonisë shqiptare dhe mbrojti me vendosmëri çështjen kombëtare. Vepra e tij më e njohur, “Baba Tomorri”, botuar në vitin 1902, e bëri të...