Amaneti i fundit i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
Një amanet i lënë vetëm pak ditë para ndarjes nga jeta nuk u lejoi familjarëve të aktorit të njohur korçar Koço Qëndro ta përcillnin atë me homazhe në hollin e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, skenë ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës artistike. Sipas familjarëve, vetëm një javë para se të ndërronte jetë, Qëndro i kishte kërkuar njërit prej djemve të tij që trupi i tij të mos vendosej për homazhe në teatër. Amaneti u respektua nga të tre djemtë, të cilët vendosën ta zbatonin dëshirën e fundit të të atit. Për dekada me radhë, Koço Qëndro ishte një nga figurat më të spikatura të Teatrit “Andon Zako Çajupi”, duke interpretuar dhjetëra role që kanë mbetur në kujtesën e publikut. Një ndër më...
Burimi:
vizionplus.tv