Alis elektrizon skenën e Eurovision, performanca rrëqethëse e “Nan” ngre publikun në këmbë
Po zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision” dhe ka ardhur edhe radha e Alis me këngën “Nan”, si i 13-ti në radhë për të performuar në këtë mbrëmje. Këngëtari nga Shkodra ka dhuruar edhe një herë tjetër një performancë spektakolare, duke elektrizuar skenën e madhe të Vienës. Performancën e bën akoma më interesante prania e aktores Rajmonda Bulku në skenë, teksa tashmë misioni i vetëm për të gjithë shqiptarët nëpër Botë është vota për numrin 13. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv