AlbArt, një hapësirë e re për teatrin dhe artet performuese shqiptare në skenën ndërkombëtare
AlbArt, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit dhe Arteve Performuese vendos në qendër punën e artistëve të skenës teatrore në diasporë. AlbArt, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit dhe Arteve Performuese në qytetin e Brescia-s në Itali, vjen i organizuar nga Qendra Kulturore ODA dhe ideuar nga regjisorja shqiptare Valbona Xibri. Qendra Kulturore Oda (Centro Culturale Oda) është një shoqatë kulturore, e përbërë nga qytetarë shqiptarë dhe italianë dhe ka si qëllim lartësimin e vlerave të artit dhe kulturës shqiptare në Itali, si dhe promovimin e artistëve shqiptarë që krijojnë dhe veprojnë në diasporë. Në njoftimin rreth festivalit, sipas Xibrit, kjo shoqatë synon të forcojë dialogun kulturor dhe të krijojë ura bashkëpunimi mes Shqipërisë, Italisë dhe skenës ndërkombëtare. “Për herë të parë në Itali, një festival vendos në qendër...
Burimi:
sot.com.al