Albanologjia në fokus, studiuesit analizojnë botimet e reja

Albanologjia në fokus, studiuesit analizojnë botimet e reja

Prurjet e reja në albanologji dhe sfidat e kërkimit shkencor u vunë në qendër të një sesioni shkencor të organizuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Veprimtaria u zhvillua të enjten, ku Prof. dr. Artur Lama mbajti ligjëratën mbi prurjet dhe qasjet e reja në studimet gjuhësore shqiptare, nëpërmjet një studimi te zgjeruar të zhvillimeve më të fundit në këtë fushë. Ai solli në vëmendje korpusin e veprave të botuara në vitet e fundit, monografi, përmbledhje studimore, fjalorë të specializuar dhe krestomaci, të cilat dëshmojnë se gjuhësia shqiptare po hyn në një fazë të re metodologjike. Lama evidentoi kontributet e autorëve të këtyre veprave, duke i parë si pjesë të një strategjie të konsoliduar për pasurimin e...