Alban Nimani: 4.2 milionë euro për një koncert, ndërsa skena e pavarur financohet me lëmoshë shtetërore

Alban Nimani: 4.2 milionë euro për një koncert, ndërsa skena e pavarur financohet me lëmoshë shtetërore

Artistët kanë ngritur shqetësime për problemet me të cilat përballet skena e pavarur kulturore në vend. Në një reagim të ndarë në Facebook, artisti Alban Nimani shprehet se mungesa e mbështetjes për skenën e pavarur kulturore ka ndikuar në vështirësitë me të cilat përballen artistët dhe projektet e tyre. “Fakti që qeveria shqiptare gjen brenda natës 4.2 milionë euro për të shpëtuar një koncert komercial të dështuar të një artisti që kushton miliona dollarë, ndërkohë që skena e pavarur kulturore financohet me lëmoshë shtetërore, është një goditje direkte dhe fyerje e rëndë për dinjitetin e të gjithë artistëve shqiptarë. Skena e pavarur e teatrit, muzikantët dhe artistët vizualë realizojnë projekte (shpeshherë edhe vullnetarisht) me buxhete që, përveçse janë qesharake, paguhen edhe me vonesa të mëdha....