Aktivitet edukativ për të rinjtë në Kub France Shkodër mbi kinemanë dhe imazhin

Aktivitet edukativ për të rinjtë në Kub France Shkodër mbi kinemanë dhe imazhin

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” organizon aktivitetin edukativ “Kinoscope”, një përvojë interaktive në realitetin virtual (VR) që fton pjesëmarrësit të eksplorojnë marrëdhënien mes fotografisë, lëvizjes dhe perceptimit vizual. Përmes kësaj eksperience, pjesëmarrësit do të zbulojnë se si imazhet statike krijojnë iluzionin e lëvizjes, duke kuptuar parimet që qëndrojnë në themel të lindjes së kinemasë dhe evolucionit të artit audiovizual. Aktiviteti, i cili zhvillohet nesër, synon të ndërthurë historinë e fotografisë me teknologjinë bashkëkohore, duke ofruar një mënyrë inovative për të përjetuar dhe interpretuar imazhin. Programi përfshin gjithashtu lojëra digjitale nga platforma Micro-Folie, të cilat e bëjnë eksplorimin e artit dhe kulturës më interaktiv dhe argëtues për pjesëmarrësit. Aktiviteti në Kub France Shkodra, do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, i...