Akademia e Shkencave uron sopranon me famë botërore Ermonela Jaho për ditëlindje
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar anëtaren e saj të jashtme dhe sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho, me rastin e ditëlindjes. Në mesazhin e saj, Kryesia e Akademisë i përcjell artistes urimet më të përzemërta për shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në karrierën e saj të shquar artistike. E lindur në Tiranë në vitin 1974, Ermonela Jaho e nisi rrugëtimin e saj në muzikë që në moshën gjashtëvjeçare. Pas përfundimit të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe Akademisë së Arteve në Tiranë, ajo vijoi studimet në Akademinë e Mantovës dhe në Akademinë Kombëtare “Santa Cecilia” në Romë. Gjatë karrierës së saj, Jaho ka fituar çmime prestigjioze në konkurse ndërkombëtare, mes tyre “Giacomo Puccini” në Milano (1997), “Spontini International” në Ankona (1998),...
Burimi:
kultplus.com