Ah, ti linde si drita më e paqtë
Poezi nga Edmond Tupja Ah, ti linde si drita më e paqtë,Fëmijë krejt, krejt i mbarë,Vetëm për botën s’pate kureshtje,Dikush ta kishte vrarë,Në heshtje. Asnjëherë nuk pyetePse, kur bie shi,Retë me tokën bëjnë dashuri,Pse, kur shfryn furtuna me furi,Zemërim’ i saj jehon i zi,Pse, kur bie dëborë për mrekulli,Aq gëzim rrezatojmë ne dhe ti. Asnjëherë nuk pyetePse, në çdo pranverë,Lulet këndojnë me ngjyrat plot erë,Pse, në çdo vjeshtë,Gjethet e trishtimit trokasin në derë,Pse, përherë,Plaku i Vitit të Ri dhurata do të të bjerë. Asnjëherë nuk pyetePse, kur gëzim ndien,Njeriut shpirti ëmbël i shkëlqen,Pse, kur brenga thellë e bren,Në zemër limonti i nden,Pse, kur dëshpërimi e mbërthen,Vetë jeta befas e zhgënjen. Ah, ti linde si drita më e paqtë,Fëmijë krejt, krejt i mbarë,Vetëm për botën s’pate kureshtje,Dikush...
Burimi:
kultplus.com