Abaz Hado rikthehet me 20 piktura në “Credins Bank”, një dialog i ri me natyrën

Abaz Hado rikthehet me 20 piktura në “Credins Bank”, një dialog i ri me natyrën

Nga Juljana Vrapi “Rikthim” me piktura vjen si një ekspozitë e veçantë nga piktori i mirënjohur Abaz Hado “Mjeshtër i Madh”. Një udhëtim artistik, mes kujtesës, ngjyrës dhe emocionit. “Rikthim” me punime në pikturë do të hapet në selinë qëndrore të “Credins Bank” në Tiranë, në një hapësirë që i është kushtuar artit pamor. Ajo përmban një përzgjedhje prej 20 veprash nga krijimtaria e Abaz Hados, i cili ka një aktivitet të pasur artistik. Ekspozita e tij këtë herë do të çelet në mjediset e “Credins Bank”, një hapësirë që për piktorin Hado përbën një vlerësim të veçantë ndaj punës së artistëve, duke treguar përkrahjen dhe respektin që banka ka për artin pamor shqiptar. “Kur Banka Credins vendosi para 6 vitesh, që të krijonte hapësirat...