60 vite Universiteti i Arteve/ Gjashtë dekada që formon artistë, vlerësohen figurat e shquara të skenës shqiptare

60 vite Universiteti i Arteve/ Gjashtë dekada që formon artistë, vlerësohen figurat e shquara të skenës shqiptare

Universiteti i Arteve celebroi sot 60-vjetorin e krijimit në një aktivitet që nderon historinë, përkushtim, talentin dhe pasionin e mijëra njerëzve që kanë kaluar në atelier studiot skenat. “Për shumë njerëz, ky universitet nuk ka qenë thjesht një shkollë, ka qenë vendi ku kanë zhvilluar veten, kanë zbuluar talentin, kanë gjetur zërin e tyre. Kanë mësuar të shprehin emocionet përmes muzikës, teatrit, pikturës. Ky universitet nuk ka formuar vetëm artistë, por njerëz që kanë ditur të prekin shpirtin e publikut”, tha rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli. I themeluar më 1966, Instituti i Lartë i Arteve bashkoi tre institucione artistike: Konservatorin Shtetëror të Tiranës, Shkollën e Arteve të Bukura, dhe Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”. Më 1990, ky institut u ngrit në...