259 milionë dollarë në 3 ditë, “Odissea” e Nolanit pushton kinematë e botës

259 milionë dollarë në 3 ditë, “Odissea” e Nolanit pushton kinematë e botës

Christopher Nolan ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij. Filmi i tij më i fundit, “Odissea”, po shndërrohet në një fenomen global, duke sjellë në ekran një nga veprat më të mëdha të letërsisë antike dhe duke vendosur rekorde të reja në kinematografi. Filmi është i pari në historinë e kinemasë që është xhiruar tërësisht me kamera IMAX me film celuloid. Për realizimin e tij janë përdorur mbi 610 kilometra shirit filmik, me synimin për të kapur çdo detaj vizual në një eksperiencë sa më reale për publikun. Superproduksioni, i ndërtuar me një kast të fuqishëm aktorësh dhe me një përkujdesje të jashtëzakonshme në çdo skenë, ka arritur të sjellë poemën epike të Homerit para një audience globale që ndoshta nuk...