106 vjet nga themelimi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë
10 korriku është dita e themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë (10 korrik 1920). Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”. Më 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Arsimit. Mbas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për riorganizimin e bibliotekës si institucion kombëtar. Në momentin e përurimit si BKSH, 1922, ajo kishte rreth 6.000 vëllime. Për periudhën e paraluftës, spikat veprimtaria e saj në vitet e Mbretërisë Shqiptare (1928-1937), kur institucioni drejtohej nga atdhetari dhe lëvruesi i gjuhës shqipe Sotir Kolea. Në këtë datë të rëndësishme për historinë e institucionit më të lartë bibliotekar e kulturor të vendit, Biblioteka Kombëtare njoftoi rikthimin e revistës shkencore BIBLIOTHECÆ, organit zyrtar të saj, pas 16...
Burimi:
kultplus.com