Kultivuan mbi 100 bimë narkotike në pyllin e fshatit, arrestohen 2 vëllezërit

Kultivuan mbi 100 bimë narkotike në pyllin e fshatit, arrestohen 2 vëllezërit

Policia e Tepelenës ka vënë në pranga 2 shtetas, pasi kishin kultivuar 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë. Uniformat blu kanë asgjësuar nëpërmjet djegies, bimët narkotike. “Komisariati i Policisë Tepelenë, Stacioni i Policisë Memaliaj në bashkëpunim me DVP Gjirokastër, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, goditën në kuadër të planit operacional “Koordinata”, një tjetër rast në këtë fushë. Konkretisht, gjatë operacionit “Midnight”, të finalizuar rishtas, u vunë në pranga shtetasit I. D., 23 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Luftinjë 1. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar 137...