Kultivuan kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir në Tepelenë (Emrat)

Kultivuan kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir në Tepelenë (Emrat)

Babë e bir janë arrestuar në fshatin Mezhgoran të Tepelenës, pasi dyshohet se kishin mbjellë 194 bimë narkotike pranë banesës së tyre. Në pranga kanë rënë Mitat dhe Ermal Cani, 64 dhe 35 vjeç, të cilët akuzohen për kultivim të paligjshëm të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në zonë, policia sekuestroi një sasi të vogël bimësh si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje me anë të djegies. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Burimi: Gijotina.com