Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kultivuan kanabis në 8 miniparcela, dy të arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 20,000 euro, armë dhe 1,000 fara
Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive në operacionin policor të koduar “Lekaj”. Operacioni, i zhvilluar në Kavajë, zbuloi kultivimin e 1200 bimëve narkotike në 8 miniparcela në fshatin Lekaj, ku u vunë në pranga shtetasit D. M., 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj dhe A. H., 36 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Berat. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K., për të cilët, për shkak të hetimit, nuk jepen të dhëna të tjera. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20,000 euro, 1000 fara kanabisi, 1...