Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kultivuan 400 bimë kanabisi, arrestohen dy vëllezër në Shkodër
Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Sheldija”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Në pranga ranë dy vëllezër, E. F., 28 vjeç dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi, të cilët ishin në kërkim pas caktimit nga Gjykata të masës së sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për kultivimin e 400 bimëve narkotike. Parcela me bimët e kanabisit u zbulua më datë 29 prill 2025, gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, në territorin e fshatit...