Kultivonte kanabis në parcelë, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë, policia asgjëson 225 fidanë 

Kultivonte kanabis në parcelë, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë, policia asgjëson 225 fidanë 

Policia e Mirditës ka zbuluar në fshatin Trazhë një parcelë me 225 fidanë kanabis sativa, ndërsa në pranga ka vënë një 35- vjeçar. Gjatë ndërhyrjes në parcelë, u kap në flagrancë 35-vjeçari Ervin Lleshaj, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i kontrolleve finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinata”. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. ‘Kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në...
Burimi: Javanews.al