Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Kontrollet në të gjithë qarkun vijojnë me intensitet. Njoftimi i Policisë Gjirokastër Vijojnë kontrolle intensive, në zbatim të planit operacional anticannabis, të koduar “Koordinata”. Arrestohet 1 shtetas që kishte kultivuar 48 bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat. Si rezultat i shtimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP...