Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kultivoi kanabis në fshat/ Arrestohet 55-vjeçari në Kutë të Mallakastrës, procedohet edhe kryeplaku
Mallakastër/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike buzë lumit Vjosa, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari. Procedohet për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Kutë, ku u gjetën bimët. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Artur Zeka 55 vjeç,...