Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kulla gjithandej/ Edhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do t’i jepet privatit
👁3925
Ashtu si stadiumi “Selman Stërmasi” apo edhe Pallati i Kongreseve, edhe Pallati i Sporteve “Asllan Rusi” do të “rijetëzohet”, pra do t’i jepet privatit për të ndërtuar dhe zhvilluar më tej si pronë, ku me shumë mundësi do të ndërtohen edhe disa kulla të reja. Referuar vendimit më të fundit të Këshillit Bashkiak Tiranë, jepet pëlqimi për të autorizuar Korporatën e Investimeve Shqiptare (AIC) që të zhvillojë pasurinë aktuale, e llojit truall dhe ndërtesë, me një sipërfaqe totale prej 14,094.58 m2, nga kjo 5040 m2 ndërtesë, në pronësi të “Qëndrës Sportive” sh.a. Në vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë theksohet se...