“Kukulla” e Miro Gavranit interpretohet në shqip në Zagreb
Drama “Kukulla” (“Lutka”), e autorit të njohur kroat Miro Gavran, është interpretuar në gjuhën shqipe në teatrin “Histrion” në Zagreb, përmes një shfaqjeje që trajton vetminë, marrëdhëniet njerëzore dhe ndikimin e krijimeve artificiale në jetën emocionale të njeriut. Në shfaqje interpretojnë Leonard Hamitaj dhe Qëndresa Jashari, nën regjinë e Naser Shatrollit. Vepra është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Teatrit “Mërgimtari” dhe Teatrit “Dodona”, përcjell KultPlus. Përmes humorit dhe situatave të pazakonta, drama trajton vështirësitë e krijimit të lidhjeve të sinqerta, frikën nga afërsia emocionale dhe shmangien e përgjegjësisë në marrëdhënie. Në qendër të saj qëndron pyetja nëse një krijim artificial mund ta zëvendësojë afërsinë dhe lidhjen e vërtetë njerëzore. Përtej situatave që ngjallin të qeshura, shfaqja sjell një reflektim mbi zbrazëtinë emocionale dhe nevojën për praninë,...
Burimi:
kultplus.com