Kukësi pa energji elektrike, defekt në nënstacion lë banorët në terr

Kukësi pa energji elektrike, defekt në nënstacion lë banorët në terr

Një defekt në nënstacionin “Rexhepaj” ka lënë qytetin e Kukësit pa energji elektrike. Dalja jashtë funksionit e fidrit që furnizon lagjet e qytetit ka shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë zonën. Ekipet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Ndërkohë, bizneset dhe lokalet janë detyruar të ndezin gjeneratorët për të vijuar punën. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv