Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kukësi atraksion turistik? Banorët vuajnë ende për rrugë dhe ujë
👁11768
“Të tjerët ju premtojnë e nuk bëjnë, ndërsa unë bëj pa premtuar,” – është slogani i përdorur nga Eduard Shalsi, kryesues i listës së Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit. Por në fshatin Mamëz të Kukësit, banorët janë në protestë për premtimin e pambajtur të ndërtimit të rrugës. Në takimin elektoral të zhvilluar në Mamëz, Shalsi u prit me kritika nga banorët. Ndërkohë që ai premtonte pasaportën europiane, banorët kërkonin rrugën, kompjuterë për shkollën, ujë të pijshëm dhe ujë për vaditje. “Në emër gjoja të turizmit, asfaltohen rrugë në bjeshkë për ujqërit dhe nuk kujdeseni për njerëzit,” tha Kujtim Bajrami, banor i fshatit...