Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga jashtë, në këtë qark është ndryshuar renditja e kandidatëve të listës së hapur të PD-së. Fitues deri para se të numëroheshin votat nga jashtë për kandidatët ishte Shkëlqim Shehu, teksa me votat e diasporës fiton kandidati Isuf Çelaj, me një diferencë prej 66 votash.
Burimi: Opinion.al