Kujtim Gjuzi zotohet në Theth: 100€ nga pensioni im për ju! I moshuari thirrje për kryeministrin: Të na dëmshpërblejë!

Kujtim Gjuzi zotohet në Theth: 100€ nga pensioni im për ju! I moshuari thirrje për kryeministrin: Të na dëmshpërblejë!

Kujtim Gjuzi dhe 74-vjeçari nga Thethi SHKODËR- Një grup qytetarësh nga Mirdita kanë shkuar këtë të martë në Theth, atje ku tensionet kanë vijuar deri në shembjen e ndërtesës së fundit. Ata kanë mbërritur ditën e sotme, në mbështetje të banorëve thethianë, teksa iu bëjnë thirrje edhe krahinave të tjera të veprojnë në mbështetje të këtij populli. Njëri prej tyre, madje ka kërkuar llogari nga kryeministri Rama, duke i kujtuar atij se shembi banesat e atyre qytetarëve të cilëve iu kërkoi votën në zgjedhjet e 11 prillit.  "Erdhëm këtu një grup nga mirdita për të ngushëlluar vëllezërit tonë, për t’i ndihmuar në këtë fatkeqësi qeveritare. Pra është një tërmet qeveritar, jo nga zoti. Kudo nëpër gërmadha gjetëm njerëz të depresionuar, janë në një terror të tmerrshëm e...