“Kujdes shkjaun, kujdes grekun, kujdes ata që harruan atdheun”

“Kujdes shkjaun, kujdes grekun, kujdes ata që harruan atdheun”

 AT GJERGJ FISHTA (1871-1940) – Lindi në Fishtë të Zadrimës. Jetën e filloi si bari, por shumë shpejt, kur ishte gjashtëvjeçar, zgjuarsia e tij ra në sy famullitarit të fshatit, i cili e dërgoi në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880 vijon shkollën në Seminarin e Troshanës, ku shfaqi edhe trillin poetik. Më 1886 dërgohet me studime në Bosnjë. Mësimet filozofike i mori në Kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Studimet i kreu shkëlqyeshëm. Mënyra e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, ishte vazhdimi i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri më 1889, Fishta shkruan me alfabetin e françeskanëve. Më 1902 emërohet Drejtor i Shkollës Françeskane në Shkodër, të drejtuar më parë nga klerikë të huaj, ku...