“Kujdes me kriptovalutat”/ AMF reagon për një nga platformat që operon në Shqipëri: E rrezikshme, nuk e kemi licencuar

“Kujdes me kriptovalutat”/ AMF reagon për një nga platformat që operon në Shqipëri: E rrezikshme, nuk e kemi licencuar

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, as e regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Sipas AMF-së, mbështetur në ligjin “Për Tregjet e Kapitalit” dhe ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e njësive digjitale dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar apo njohur më parë nga ky Autoritet. “Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me...
Burimi: Top-Channel.tv