“Kujdes, janë virus!”- Mashtrim në Facebook, video me Inteligjencë Artificiale me figurën e mjekut Flamur Topi, AMA paralajmëron: Synojnë t’u marrin të dhënat bankare

“Kujdes, janë virus!”- Mashtrim në Facebook, video me Inteligjencë Artificiale me figurën e mjekut Flamur Topi, AMA paralajmëron: Synojnë t’u marrin të dhënat bankare

Një sërë videosh të manipuluara me inteligjencë artificiale që reklamojnë në Facebook produkte farmaceutive për prostatën me zërin dhe imazhin e mjekut Flamur Topi, kanë nxitur Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) të bëjë sot një paralajmërim për qytetarët duke i këshilluar të kenë kujdes sepse bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që synon marrjen e të dhënave bankare. Siç bëri të ditur kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, institucioni është njoftuar nga familjarët e mjekut për video të manipuluara, të krijuara duke përdorur fragmente nga emisioni i tij “Trupi dhe shëndeti”, i transmetuar në RTSH. Sipas denoncimit, persona të paidentifikuar kanë përdorur inteligjencën artificiale për të manipuluar zërin e mjekut dhe për ta bërë të duket sikur po rekomandon produkte të caktuara farmaceutike. Pas verifikimit të...