Kujdes individë e biznese! Nëse nuk paguani taksat, tatimet do t’ju bllokojnë makinat në pronësi

Kujdes individë e biznese! Nëse nuk paguani taksat, tatimet do t’ju bllokojnë makinat në pronësi

Nëse jeni një biznes dhe keni një detyrim tatimor të papaguar dhe ndërkohë zotëroni një makinë, tatimet mund t’jua sekuestrojnë atë, si pjesë e procesit për mbledhjen me forcë të detyrimeve.Edhe nëse jeni individ dhe keni detyrime tatimore të pashlyera (psh tatimi shtesë që të dypëpunësuarit i shfaqet në sistem kur deklaron të ardhurat personale në datën 31 mars të çdo viti) apo tatim mbi të ardhurat nga qiraja etj, sërish tatimet do të mund t’ju bllokojnë makinën që keni në pronësi.Edhe nëse doni të blini një makinë, duhet të tregojni kujdes dhe të verifikoni statusin tatimor të pronarit të...
Burimi: Monitor.al