Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata
Materialet nga dosjet hetimore nuk do të lejohen më në media. Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale vendosin rregulla jo vetëm për prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët, të cilët nuk duhet të shpërndajnë dokumente, por edhe për mediat, dhe jo vetëm në rastet kur bëhet fjalë për sekretin hetimor. Madje, mediat do të duhet të kufizohen edhe në publikimin e përgjimeve. Ministria e Drejtësisë: “Publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i përmbajtjes së përgjimeve telefonike është gjithmonë i ndaluar, me përjashtim të pjesës së transkriptimit që citohet në arsyetimin e një vendimi ose që përdoret gjatë gjykimit”. Por, nëse gazetarët kanë në dorë dosjen, për ta publikuar atë më parë duhet të marrin leje nga gjykata. Ministria e Drejtësisë: “Në rastin e të tretëve dhe veçanërisht gazetarëve,...
Burimi:
javanews.al