Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kufijtë nën presion/ Rritet fluksi në Qafë Thanë, radha arrin disa kilometra
Pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë, përgjatë sezonit turistik, përballet me fluks mjaft të lartë hyrje-daljesh, kryesisht nga turistët e huaj. Për pasojë, gjatë kësaj periudhe, kjo pikë kalimi kufitar shënon edhe radhë të gjata, të cilat ditëve të fundit kanë arritur edhe në kilometrike, kryesisht në dalje drejt Maqedonisë së Veriut. Kalimtarët janë të detyruar të presin kryesisht nga 1 deri në 3 orë, sidomos gjatë fundjavave, kohë kur fluksi i lëvizjes është mjaft i lartë. Shkak për situata të tilla bëhet gjithmonë pala maqedonase, e cila punon me pak sportele, ndërsa nuk pranon të procesojë me formën...