Kuçovë/ Pezullohen 3 policët që ushtruan dhunë e terror gjatë shoqërimit të kryefamiljarit në sy të fëmijëve të mitur
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë urdhëroi pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e hetimeve për tre punonjësit e Komisariatit të Policisë Kuçovë që shfaqen në video teksa ushtrojnë dhunë e terror në arrestimin e kryefamiljarit, Dashnor Toska. . Gjithçka ka ndodhur në sytë e një fëmije të mitur, ku as klithmat e tij, teksa ka parë babain të tërhiqet zvarrë nga policia, nuk e kanë ndalur këtë të fundit që të bënte shoqërimin sipas procedurave. Në një njoftim për median të policisë së shtetit thuhet se janë pezulluar konkretisht: Inspektorët e Patrrulles së Pergjithshme: Dashnor Dino Kastriot Meçani. dhe Inspektori (SPZ i zones) Afrim Muka. “Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në zbatim të kërkesave të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe të Rregullores...
Burimi:
syri.net