Kuçana denoncon mashtrimet me legalizimet në Durrës: Përdorimi i qytetarëve si vota, një krim zgjedhor dhe njerëzor

Kuçana denoncon mashtrimet me legalizimet në Durrës: Përdorimi i qytetarëve si vota, një krim zgjedhor dhe njerëzor

Kandidatja e Partisë Demokratike për deputete në Durrës, Ilirjana Kuçana, në një prononcim për media të bërë përpara ambjenteve të SPAK, ka denoncuar manipulimet e hapura zgjedhore dhe shkelje të rënda të procesit elektoral nga ana e pushtetit aktual. Ajo ka theksuar se në qytetin e Durrësit dhe më gjerë, qytetarët po mashtrohen me premtime të rreme për legalizimin e pronave, ku legalizimet e pretenduara janë në fakt një mjet manipulimi për të siguruar vota në prag të zgjedhjeve. Kuçana ka kritikuar ashpër mënyrën se si pushteti përdor qytetarët si vota të “blera” përmes një sistemi të deformuar, ku ata...
Burimi: Syri.net