Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Është bërë një dekadë prej kur Gjykata Speciale në Hagë nuk është emër i panjohur për qytetarët e Kosovës. Megjithatë, në kohën e fundit, krahas rasteve gjyqësore, ajo po përmendet edhe për kundërthëniet rreth pagesave që duhet t’i bëjë shteti për palën mbrojtëse. Kush ka të drejtë? Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen...