Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kthjellime dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme
👁5903
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Fillimisht, reshjet do të shfaqen përgjatë vijës bregdetare, për t’u shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s, ndërsa valëzimi në det pritet të jetë i lehtë, me forcë 1-2 ballë. Temperaturat e ditës: Zonat malore: 10°C deri në 21°C Zonat e ulëta: 12°C deri në 22°C Bregdeti: 14°C...