Kthimi nga SHBA, Rama njofton një mesazh për shqiptarët sapo të mbërrijë në Rinas

Kthimi nga SHBA, Rama njofton një mesazh për shqiptarët sapo të mbërrijë në Rinas

Kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet nesër shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pas kthimit të tij nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama ndodhet prej ditësh në SHBA, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe zhvilloi takime gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork. Sipas njoftimit, orari i saktë i adresimit të kryeministrit do të bëhet i ditur nesër paradite. Nisja e Ramës nga aeroporti JFK i Nju Jorkut ende nuk është konfirmuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndaj edhe ora e mbërritjes në Shqipëri mbetet për t’u përcaktuar. Kryeministri pritet t’u drejtohet qytetarëve menjëherë pas kthimit në vend.