Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kthimi i emigrantëve drejt Greqisë pas Pashkës, normalizohet situata në doganën e Kapshticës
Pas më shumë se pesë orësh pritjeje dhe radhësh të gjata në pikën kufitare të Kapshticës, situata është normalizuar. Pala shqiptare po operon aktualisht me pesë sportele, ndërsa lehtësimi i situatës erdhi nga pala greke, e cila pas disa orësh qëndrimi me kapacitet të reduktuar, hapi gjithashtu pesë sportele në hyrje, duke përmirësuar ndjeshëm ritmin e lëvizjes. Aktualisht, vetëm një numër i vogël mjetesh mbetet për të kaluar drejt Greqisë, dhe qarkullimi po zhvillohet pa probleme. Më herët, pas përfundimit të festimeve të Pashkës, një fluks i madh emigrantësh shqiptarë u drejtua për t’u rikthyer në Greqi, duke shkaktuar ngarkesë në kufi. Pala shqiptare fillimisht operonte me tre sportele, ndërsa autoritetet greke nuk kishin hapur sportele shtesë, gjë që solli ngadalësim të procesit të kalimit.