Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kthimi i azilkërkuesve në Poloni, Gjykata e Berlinit “rrëzon” Merz/ Kancelari nuk tërhiqet: Do ruajmë kontrollet në kufijtë e brendshëm
Një vendim i Gjykatës Administrative të Berlinit ka shkaktuar një valë reagimesh politike në Gjermani, duke ndezur një debat të fortë mbi kthesën e re të azilit të ndërmarrë nga kancelari Friedrich Merz (CDU) dhe ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt (CSU). Gjykata vendosi të hënën pasdite se kthimi i tre shtetasve somalezë drejt Polonisë ishte i paligjshëm, duke sfiduar drejtpërdrejt linjën e re të ndjekur nga qeveria federale për refuzimin e kërkesave për azil në kufi. Reagimet nuk vonuan. Opozita, veçanërisht Partia e Gjelbër, i ka kërkuar kancelarit Merz të ndalojë menjëherë kthimet në kufi. “Merz dhe Dobrindt kanë dështuar me këtë përpjekje shumë të dyshimtë ligjërisht për një përpjekje të vetme kombëtare,” deklaroi Britta Haßelmann, kryetarja e grupit parlamentar të të Gjelbërve. Megjithatë, kancelari...