Kthesa e motit/ Reshjet e shiut krijojnë probleme në Qarkun Kukës, rënie gurësh në disa akse
Reshjet e shiut që kanë përfshirë qarkun e Kukësit që prej pasdites së të enjtes kanë vijuar gjatë natës, duke shkaktuar problematika në disa akse rrugore. Përveç reshjeve me intensitet të lartë, në disa segmente është konstatuar rënie gurësh dhe materialesh inerte, ndërsa në qytetin e Kukësit ka pasur edhe mjegull, e cila mund të vështirësojë lëvizjen e automjeteve. Situata paraqitet problematike në akset Valbonë, Fierzë–Bajram Curri, Qafë Morinë, Kam–Krumë dhe Kukës–Qafë Mali, si dhe në rrugët që të çojnë drejt Shishtavecit dhe Bushtricës. Përballë këtyre kushteve, drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të tregojnë vëmendje të veçantë, veçanërisht në segmentet ku ka prani gurësh në rrugë. Ndërkohë, grupet e mirëmbajtjes janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit...
Burimi:
syri.net