Ktheni ploret o detarë… vargjet e humbura për Ali Pashën

Ktheni ploret o detarë… vargjet e humbura për Ali Pashën

 Këto janë vargjet që i mungojne kështjellës së Porto Palermos. Ato ishin të gdhendura në hyrje të kështjellës, mbi portën kryesore. Autori i tyre është i panjohur, por mendohet se janë të shkruara ndoshta, nga Jani Vilarai, apo Psalidha në greqisht, për Ali Pashë Tepelenën dhe të sjella kaq bukur në shqip, nga mësuesi Jani Pali nga Qeparoi, në vitet ’30 – shkruan historiani Dorian Koçi. Pas viteve ’90’, mbishkrimi u hoq dhe u rrëmbye nga njerëz të panjohur dhe tashmë ekziston vetëm si kujtesë epigrafike. Mbishkrimi është shkruar në gjuhën popullore greke (dhimotiki) dhe në vargun heksametër, një lloj si vargjet e poemave heroike homerike. Në fillimin e shekullit të XIX, Ali Pasha Tepelena përfaqësonte një figurë të admirueshme për popullsinë e Pashallëkut të Janinës....