Kthen banesën në “depo armatimi”, zbulohen 11 pistoleta, 2000 fishekë, 2 antiplumba dhe një silenciator

Kthen banesën në “depo armatimi”, zbulohen 11 pistoleta, 2000 fishekë, 2 antiplumba dhe një silenciator

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Baruti”, duke goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe mbështetjes së grupeve kriminale. Operacioni u zhvillua në fshatin Rrencë, ku u zbulua një bazë e dyshuar që shërbente për aktivitet kriminal. Në banesën e kthyer në “depo armatimi”, u gjetën dhe sekuestruan: 11 pistoleta, një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe një silenciator. Në pranga ra Ç. J., 61 vjeç, pronari i banesës, person me precedent penal për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, armët dhe municionet e sekuestruara...
Burimi: Javanews.al