Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kryetari Rama për Gala Mbrëmjen ‘Rame Lahaj & Friends’: Prishtina u shndërrua në një skenë të hapur ku arti pushtoi zemrat e mijëra qytetarëve
Këto ditë, Rame Lahaj International Opera Festival- RLIOF ka përmbyllur edicionin e pestë me radhë me Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”, pas një sërë koncertesh dhe aktivitetesh kulturore me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët i dhanë Prishtinës imazhin e një qyteti me traditë të muzikës klasike. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se këto aktivitete të mbajtura në kuadër të festivalit RLIOF e kanë shndërruar kryeqytetin në një skenë të hapur, ku arti ka pushtuar zemrat e mijëra qytetarëve. “Gala “Rame Lahaj & Friends” solli emra të mëdhenj të skenës botërore dhe një emocion të papërshkrueshëm për të gjithë të pranishmit. Kryeqyteti do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm artistët tanë dhe çdo iniciativë që ndërton ura mes kulturave, sjell artin më të...