Kryesia e Kuvendit dje u shkatërua nga studentët, anulohet seanca plenare, largohen deputetët e PS
deputetët e PS TIRANË-Është anuluar seanca plenare e Kuvendit, e cila ishte parashikuar të zhvillohej sot në orën 10:00, teksa Tirana prej du ditësh ndodhet nën 'pushtetin' e protestave të studentëve. Deputetët e PS sapo kanë dalë nga parlamenti dhe pavarësisht se janë pyetur nga gazetarët, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje. Edhe godina e Kuvendit ishtë një nga pikat ku të rinjtë u ndalë. Protestuesit mësynë derën e Kryesisë duke e thyer me një tabelë rrugore të shkulur dhe thyer xhamat. Në seancën e sotme në rend dite ishte parashikuar një interpelancë e kërkuar nga PD me ministrin e Brendshëm, që i referohet reagimit të policisë ndaj protestuesve, por kërkesa e dorëzuar mban datën 27 korrik, kur në detyrë ishte ende Besfort Lamallari. Në rend...
Burimi:
zeri.ai