Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryeprokurori Çela: Sistemet e drejtësisë shqiptare, në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e BE-së
👁7880
Thelbësore është të vendosim objektiva realiste. Kështu u shpreh sot Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se sistemet e drejtësisë shqiptare “janë në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e Bashkimit Europian”. “Shpresoj që dita e sotme të vlejë pozitivisht duke përcaktuar qartë trajektoren që duam të përshkrojmë në vijimin e bashkëpunimit rajonal”, tha Çela. Sipas Çelës kjo inciativë ka rezultuar të jetë e dobishme. “Falë këtij projekti kemi parë përmirësime konkrete në funksion të bashkëpunimit rajonal, krejt e paimagjinueshme disa vite më parë”, theksoi ai në fjalën e...